Kompania që e ka krijuar OpenAI ka lidhur një marrëveshje me Autoritetin italian të Mbrojtjes së të Dhënave dhe ka rënë dakord që të respektojë legjislacionin evropian për privatësinë.

Autoriteti e kishte bllokuar shërbimin më të përdorur të inteligjencës artificiale në botë, sepse nuk garantonte mbrojtjen e të dhënave personale dhe përdorimin që sistemi i bën për të përmirësuar algoritmet.

Sipas raportimeve, për t’u përshtatur me kërkesat e Italisë Open AI, ofron tashmë mundësinë që  që të gjithë përdoruesit botërorë të përjashtonin bisedat e tyre nga mësimi i algoritmit.

Po ashtu, autoriteti italian i Mbrojtjes së të Dhënave ka kërkuar gjithashtu ndërhyrje për mbrojtjen e përdoruesve të mitur dhe OpenAI mund të zbatojë një sistem verifikimi të moshës deri më 30 shtator 2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sistemi do të jetë në gjendje të përjashtojë aksesin për fëmijët nën 13 vjeç që nuk janë të autorizuar nga prindërit e tyre, duke mbrojtur kështu më të vegjlit nga shërbimet e tij.

Drejtuesi i Autoritetit, Pasquale Stanzione, ka sugjeruar gjithashtu përdorimin e ndërmjetësve të sigurt, si Spid, për platformat që janë të detyruara të përjashtojnë aksesin ndaj të miturve. Për më tepër, OpenAI duhet të ofrojë informacion transparent në uebfaqen e tij.