Italia, në krye të njërit prej dy studimeve për krijimin e rrjetit të internetit për Hënën, do të garantojë shërbime të komunikimit dhe pozicionimit në funksion të misioneve të ardhshme.
Kontrata për studimin e fizibilitetit u nënshkrua midis Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe Telespazio, në rolin kryesor të një konsorciumi ndërkombëtar.
“Ne e dimë që dekada që sapo ka filluar do ta shohë sërish njeriun në Hënë, këtë herë me qëllimin për të qëndruar atje”, tha Luigi Pasquali, drejtori ekzekutiv i Telespazio.
“Sateliti ynë do të shohë një prani të qëndrueshme të burrave, grave dhe robotëve të punësuar për lloje të ndryshme veprimtarish, si shkencore, ashtu edhe tregtare dhe atëherë do të jetë e nevojshme të garantohen shërbime thelbësore për këto operacione”, shtoi ai.
Është vlerësuar që të paktën 80 projekte të reja do të fillojnë në vitet e ardhshme dhe për t’iu përgjigjur këtyre nevojave të reja./