Një ishull në Karaibe bëhet komuniteti i parë i bitcoin në botë. Në Bequia, një ishull prej 18 km katrorë në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Grenadines, banorët do të paguajnë për pronat, mallrat dhe shërbimet, duke përfshirë gjërat e domosdoshme si ushqimi, tërësisht në kriptovalutë.

Projekti lindi nga një ide e zhvilluesit të pasurive të patundshme Storm Gonsalves, i cili planifikon të ndërtojë 39 vila luksoze, dyqane, një club house dhe ndërtesa me kompaninë e tij One Bequia.

Pronat e paluajtshme mund të blihen duke përdorur kriptovalutë ku çmimet janë të bllokuara për të parandaluar luhatjet gjatë transaksioneve.

Gonsalves shpjegoi për mediat, se blerja e pronave në kriptovalutë “do të bëhet një gjë shumë normale në vitet që vijnë. Tani për tani ne po eksperimentojmë me një formë alternative të financimit, dhe gjithashtu një mënyrë të re të marketingut”, shpjegoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";