
Inxhinierët holandezë janë duke e zhvilluar një maskë “të mençur” , e cila i monitoron funksionet vitale të personave që e mbajnë, si temperatura dhe frymëmarrje, duke i paralajmëruar ata në rast rreziku.
Ende në fazën e zhvillimit, prodhuesit e saj shpresojnë se kjo maskë do të jetë në gjendje t’i alarmojë përdoruesit, nëse ata inhalojnë substanca toksike.
Ashok Sridhar, hulumtues në Qendrën Holst, që është duke e prodhuar maskën, tregon se synimi është zhvillimi i një maske që mund t’i monitorojë të gjithë parametrat, por edhe t’i analizojë të dhënat përmes një algoritmi.
Advertisement