Inteligjenca artificiale në gjendje të parashikojë fatin e sistemeve planetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inteligjenca artificiale në gjendje të parashikojë fatin e sistemeve planetare

Inteligjenca artificiale është në gjendje të parashikojë fatin e sistemeve planetare dhe të thotë se cilat prej tyre ka më shumë të ngjarë të mbijetojnë.

Ky parashikim është i mundur falë modelit të quajtur ”Spock” (Stabiliteti i Planifikimit Orbital Planifikues Klasifikues), i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave dhe i udhëhequr nga Daniel Tamayo, nga universiteti amerikan ”Princeton”.

“Të jesh në gjendje të identifikosh se cilat sisteme planetare janë të qëndrueshme dhe cilat jo është një problem interesant dhe i vështirë”, thotë Tamayo.

Për të siguruar që një sistem planetar të jetë i qëndrueshëm, astronomët duhet të llogaritin lëvizjet e planetëve që ”e popullojnë” atë duke kontrolluar qëndrueshmërinë e çdo konfigurimi të mundshëm.

Advertisement

Kemi të bëjmë me një llogaritje të rëndësishme sepse ndihmon për të identifikuar se cilat sisteme planetare janë destinuar të bëhen të qëndrueshme si tonat dhe të mbijetojnë dhe cilat jo.

Në vend që të simulojë një konfigurim të caktuar për një miliardë orbita, modeli Tamayo simulon të gjitha konfigurimet e mundshme për 10 000 orbita, gjë që merr vetëm një fraksion të sekondës.

Nga kjo llogariten 10 dinamikat kryesore të sistemit. Më në fund, një algoritëm përdoret për të parashikuar dinamikat e orbitave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy