Tashmë Inteligjenca Artificiale (AI) mund të parashikojë fatin e sistemeve planetare dhe të tregojë se cilat kanë mundësinë më të madhe për të mbijetuar, sipas studimit të udhëhequr nga Daniel Tamayo, në Univeristetin amerikan të Prinstonit.

Kjo gjë është e mundur në sajë të modelit të quajtur SPOCK (Klasifikuesi i Stabilitetit të Konfigurimeve Orbitale të Planetëve), i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS).

“Të jesh në gjendje të identifikosh se cilat sisteme planetare janë të qëndrueshme dhe cilat jo është një problem interesant dhe i vështirë “, vuri në dukje Tamayo.

Për të siguruar që një sistem planetar të jetë i qëndrueshëm, astronomët duhet të llogaritin lëvizjet e planetëve që e popullojnë atë dhe që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin për miliarda vite, duke verifikuar stabilitetin e çdo konfigurimi të mundshëm, një sipërmarrje e penguar kjo nga pikëpamja e llogaritjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sidoqoftë, kjo është një llogaritje e rëndësishme, sepse ndihmon për të identifikuar se cilat sisteme planetare janë të destinuara të bëhen të qëndrueshme, si e jona dhe të mbijetojnë/ANSA.