Inteligjenca artificiale hyn në serrat vertikale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inteligjenca artificiale hyn në serrat vertikale

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në drejtimin e serrave vertikale, për një produktivitet 400 herë më të lartë, se ai i të korrave tradicionale horizontale: kjo është ideja e kompanisë fillestare kaliforniane “Plenty”, që tashmë ka fituar 400 milionë dollarë fonde nga investitorë të tillë, si Jeff Bezos, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Amazon” dhe Eric Schmidt, ish-drejtori ekzekutiv i “Google”.

Për të përmbushur ëndrrën e një revolucioni të ri bujqësor, bashkëthemeluesi i “Plenty”, Nate Storey zhvilloi serra vertikale, që zënë vetëm dy hektarë dhe prodhojnë aq shumë sa një kulturë horizontale në 720 hektarë.

Sistemi është krijuar për të përdorur 99 % më pak tokë dhe 95 % më pak ujë, sesa bujqësia tradicionale.

“Qëllimi përfundimtar është të çlirohet bujqësia nga kufizimet e motit, stinëve, kohës, distancave, dëmtuesve, katastrofave natyrore dhe klimës”, shkruan start-up në faqen e saj të internetit.

Advertisement

Drita, temperatura dhe ujitja kontrollohen nga robotë të pajisur me inteligjencë artificiale.

Në vend të diellit ka panele LED, që mundësojnë gjithmonë kushte optimale për rritjen e bimëve.

Uji riciklohet dhe uji i avulluar përdoret për të hequr mbeturinat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy