Agjencia amerikane e Inteligjencës beson se autoritetet ruse ishin pas sulmit kibernetik të kryer në dhjetor.
Në anën tjetër, Presidenti Donald Trump kishte pretenduar se pas sulmit qëndronte Kina, megjithatë, anëtarët e administratës kishin hedhur akuza ndaj Rusisë.
Në një deklaratë të përbashkët, autoritetet e Inteligjencës thonë se së paku 10 agjenci qeveritare amerikane ranë pre e këtij sulmi dhe të dhënat e tyre ishin prekur ndjeshëm.
Puna në hulumtimin e sulmeve të kryera gjatë dhjetorit është duke vazhduar. Përditësimi mbi hetimet erdhi pas një deklarate të Task-forcës të quajtur Grupi i Bashkuar i Koordinimit Cyber, i cili tha se është duke u marrë me rastin dhe shkaqet.
Nga Inteligjenca thonë se puna është duke vijuar në gjetjen e sulmuesve dhe qëllimin. Bëhet e ditur se 18.000 klientë që përdorën produktin Orion të kompanisë Solar Ëinds janë ekspozuar nga ky sulm ndërsa Inteligjenca thotë se janë të pakta të dhënat që janë vjedhur nga hakerët. Ndër to, edhe Thesari i SHBA-së ishte shënjestër e sulmit.
“Ky është një sulm serioz që do i duhet përpjekje të përkushtuar për ta hetuar”, ka thënë agjencia e Inteligjencës.