“Instagram Lite” pritet të rikthehet sërish për përdoruesit e Android, dhe kësaj radhe me veçori të reja. Ky version i Instagramit ishte në dyqanin e Google Play në vitin 2018, por u tërhoq për arsye të pashpjegueshme.
Sipas Facebook, ky aplikacion së shpejti do të jetë i disponueshëm për Android në 170 vende dhe do të zë 2 MB në telefon. Ende nuk është planifikuar për iOS.
Karakteristikat e reja, të cilat nuk ishin të disponueshme në versionin e mëparshëm “Lite”, përfshijnë dërgimin e mesazheve të menjëhershme, regjistrimin dhe ngarkimin e videove, shpejtësinë e përdorimit dhe ka një përformancë më të mirë.
Ky aplikacion veçse ka nisur të testohet në disa vende të caktuara, por ende nuk është në përdorim global.
Nick Brown, menaxheri i produktit në Instagram, ka thënë se ata ende nuk kanë ndërmend të prezantojnë mundësinë e blerjeve në “Instagram Lite”.