Inovacione tek Apple: Kompjuterët ‘Mac’ do të përdorin çipet e prodhuara nga vetë kompania

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inovacione tek Apple: Kompjuterët ‘Mac’ do të përdorin çipet e prodhuara nga vetë kompania

Kompania “Apple” deklaroi se do të përdorë çipet e veta për kompjuterët “Mac” dhe pajisjet e para do të fillojnë të shiten në fund të këtij viti, duke i dhënë kështu fund thuajse 15 viteve të varësisë ndaj “Intel Corp” për furnizimin me procesorë për produktet bazë të kompanisë.

Shefi ekzekutiv i “Apple” Tim Cook u shpreh se kjo lëvizje shënon fillimin e një epoke të re për një linjë produktesh që fuqizoi ngritjen e kompanisë në vitet ’80.

“Silikoni është në zemër të hardëare-t tonë,” u shpreh Cook gjatë një fjalimi online të regjistruar në zyrat qendrore të kompanisë në Kaliforni, për konferencën e përvitshme të inovacioneve.

Switch-i prej silikoni do ta sjellë Mac në linjë me iPhone dhe iPad-ët e kompanisë, që përdorin çipe të dizenjuara nga Apple. Për Cook, tranzicioni për Mac pritet të ndodhë brenda 2 viteve.

Advertisement

Gjatë eventit, Apple gjithashtu prezantoi edhe një sistem të ri që do t’i lejojë përdoruesve të ndajnë çelësa digjital me familjarë dhe miq përmes sistemit iMessage të kompanisë, që do të punojë me serinë e makinave BMW 5.

Kjo do të funksionojë me sistemin operativ IOS 13, ndërsa synimi i Apple është që gjithmonë e më shumë makina të punojnë me këtë sistem.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy