Ministria e Teknologjisë e Indisë i ka kërkuar WhatsApp të tërheqë ndryshimet në politikën e saj të privatësisë, duke thënë se kushtet e reja heqin të drejtën e zgjedhjes.

Kërkesa duket se ka shkaktuar probleme madhore për WhatsApp dhe Facebook, të cilët kanë vendosur që të shtojnë pagesat për bizneset që duan të reklamojnë.

Ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime të mëdha në lidhje me autonominë e qytetarëve indianë“, është kjo një pjesë e deklaratës së ministrisë së Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit.

WhatsApp në një deklaratë u shpreh se po punonte për të adresuar dezinformimin dhe mbetet në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër qytetarët në Indi kanë deklaruar se janë gati që të kalojnë në aplikacionin tjetër Singal apo në Telegram, pasi këto aplikacione kanë rregulla të tjera të privatësisë.