I shëmtuar dhe i vogël, por kushton më shumë se Bugatti Chiron i Benzema

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shëmtuar dhe i vogël, por kushton më shumë se Bugatti Chiron i Benzema

Para 100 vitesh, në korrik të vitit 1923, qyteti i Tours po përgatitej për Çmimin e Madh të Francës, që do ta shikonin rreth 300 000 spektatorë. Pilotët do të duhet të bënin 35 xhiro rreth rrugëve të qytetit, ose 800 km shumë të lodhshme.

Ettore Bugatti, italian me shtetësi franceze, kishte përgatitur një risi: bëhej fjalë për Bugatti Tipo 32, që nuk ngjante aspak me ato që konsideroheshin në atë kohë makina garash. Kjo makinë ishte frymëzuar nga krahu i avionit dhe rrotat i kishte të mbuluara. Dizajni i saj bëri që të quhej “tanku”.

U prodhuan 5 njësi të kësaj makine, 4 prej të cilave morën pjesë në garën e Tours, që ishte edhe gara e vetme ku mori pjesë Bugatti Tipo 32. Paraqitja në këtë garë ishte mesatare, me njërin prej pilotëve që përfundoi në vendin e tretë, me kohën 7 orë e 22 minuta. Ndërkohë që tre të tjerët nuk e përfunduan dot garën për shkak aksidentesh dhe problemesh mekanike.

Sot, mbijeton vetëm një nga 5 ekzemplarët e Bugatti Tipo 32. Kjo makinë ndodhet në Francë, në Muzeun Kombëtar të Automobilëve në Mulhouse. Por, edhe pse nuk është në shitje, ka shumë miliarderë koleksionistë që do donin ta blinin dhe janë të gatshëm të japin 5, 10 ose 15 milionë euro për të.

Advertisement

Që do të thotë se nëse do të shitej, kjo makinë 100-vjeçare do të kushtonte më shumë sesa modernia Bugatti Chiron, me të cilën krenohet futbollisti francez Karim Benzema.


pallati bugati dubai 13 1280x582

<!–

–>

Advertisement

Ideja e Bugatti, apartamente luksoze me garazh brenda

Advertisement

bugatti lego 1106x720

<!–

–>

Advertisement

Bugatti Bolide, nga 4 milionë euro në 50 euro

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy