Huawei Mate X2 do të vijë me ekran që paloset nga brenda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas lansimit të Galaxy Z Fold2 5G të Samsungut, prodhuesi kinez i teknologjisë, Huawei, është gati të lansojë pajisjen e saj të palosshme e të avancuar në muajt e ardhshëm.

Dhe një burim i brendshëm thotë se madhësia e ekranit të pajisjes së re do të jetë e ngjashme me atë të paraardhësit, Mate X, 8.03-inç në mënyrë diagonale kur është i shpalosur, shkruan gsmarena, transmeton KOHA.

The Mate X2 will have the same panel size as the original Mate X, 8.03”. But it is in-folding rather than out-folding.

Advertisement

— Ross Young (@DSCCRoss) August 9, 2020

Dy ditë më parë, në një raport nga burimi i njëjtë thuhej se dizajni i ekranit të palosshëm tani do të paloset nga brenda dhe se panelet do të merren nga Samsungu dhe BOE.

Gjithashtu, thuhet se Huawei Mate X2 nuk do të përdorë teknologjinë UTG (Ultra Thin Glass) të Samsungut porse do të mbështetet në CPI (Colorless Polyimide).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy