Telefoni i ri i HTC-së, Desire 20 Pro, nga tani është në dispozicion për para-porositje në tërë Evropën.
Përmes uebfaqes së HTC-së, telefoni i ri është në shitje është në Britani të Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Poloni dhe Holandë, me çmim prej 279 euro për modelin me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, transmeton KOHA. Po ashtu, dërgesat e para për Desire 20 Pro, pritet të fillojnë nga 24 gushti.
It's official, the #Desire20Pro is coming to the UK, France, Spain, Italy, Poland and Netherlands! The powerful device packs in premium features, like a 5-lens camera system, 5,000 mAh battery, 6.53" display, and 128 GB of memory. Pre order now at https://t.co/JFTzcv85PP. #htc pic.twitter.com/GYj94yRQaT
— HTC (@htc) August 12, 2020
Advertisement
HTC Desire 20 Pro vjen me ekran 6.5-inç IPS LCD me rezolucion prej 1,080 x 2,340 pikselë, kamerën e përparme prej 25 megapikselë dhe në pjesën e pasme katër kamera (48+8+2+2 megapikselë). Po ashtu, anash e ka edhe skanerin për gishta.
Gjithashtu, Desire 20 Pro punon me procesor Snapdragon 665 dhe baterinë prej 5,000 mAh që mbushet me shpejtësi prej 15W.