Lamborghini Countach është kryevepra e krijuar nga gjeniu i dizajnit, Marcello Gandini.

Një supermakinë aspak konvencionale që bie në sy për performancën e jashtëzakonshme dhe që përmbledh në vetvete thelbin e legjendës Lamborghini.

Kur bëmim makina për shfaqjet e makinave, punonim natën dhe të gjithë ishim të lodhur, kështu që bënim shaka për të mbajtur lart moralin.

Njëri prej punonjësve të ekipit merrej me çelësat. Ai ishte i gjatë dy metra, kishte duar të mëdha dhe bënte të gjitha punët e vogla. Fliste vetëm në dialektin piemontez, madje as nuk fliste italisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E folura piemonteze është shumë më ndryshe nga italishtja dhe tingëllon si frëngjisht.

Në shumicën e rasteve që ngrinte zërin, ai thoshte ‘countach’, që fjalë për fjalë do të thotë murtajë, sëmundje ngjitëse, por në të vërtetë përdoret më shumë për të shprehur habi apo edhe admirim.

Ai e kishte këtë zakon. Kur punonim natën, për ta mbajtur moralin lart, krijohej një frymë entuziazmi, kështu që propozova ta quanim Countach, ashtu me shaka.

Aty afër ishte Bob Wallace, i cili merrej me montimin mekanik – ne gjithmonë i bënim makinat funksionale. Në atë kohë ju mund t’i shihnit makinat që ecnin në panaire. Ishte gjë e mrekullueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kështu që me shaka e pyeta Bob Wallace se si tingëllonte kjo për një vesh anglo-sakson. Ai e tha në mënyrën e vet, çuditërisht. Funksionoi.

Ne menjëherë e shkruam dhe e ngjitëm. Por mbase në origjinë të së gjithës qëndron ideja e një prej bashkëpuntorëve të mi, një i ri që tha le ta quajmë ashtu.

Kështu lindi emri. Kjo është e vetmja histori e vërtetë që qëndron pas kësaj fjale”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";