Hapet dyqani i Amazon-it me karroca të teknologjisë së lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania Amazon, të enjten tha se po e hapë supermarketin në Los Angeles, me karrocat e blerjes që i lënë konsumatorët të kalojnë përmes linjave nëpër arka, teksa kompania e-commerce ndërton prezencën offline.

Marketi, në lagjen Woodland Hills, u emërtua Amazon Fresh Grocery Store dhe është vendi i parë që i la të hyjnë konsumatorët – vetëm me ftesa – nga të shtatë vendet që Amazon ka konfirmuar për t’i hapur në Kaliforninë Jugore dhe Chicago.

Shitësi më i madh në botë online ka eksperimentuar me dyqanet fizike këto vite, për të marrë më shumë të ardhura, sidomos në produkte ushqimore. Ka më shumë se 20 dyqane me arka të ushqimit “merr e shko” për punëtorët nëpër zyra, dhe rreth 500 dyqane në rrjetin e Whole Foods Market, që i fitoi në vitin 2017, raporton Reuters.

Ky dyqan do të jetë i pari me “Amazon Dash Cart”. Kjo i lejon që blerësit të mbushin deri në dy qese ushqimi përmes sistemit teknologjik, që dallon se çfarë vendoset në karrocë dhe faturohet përmes kartës së kreditit, pasi konsumatorët kalojnë nëpër linja të caktuara.

Advertisement

Dyqani ka gjithashtu një kënd për t’i marrë dhe për t’i kthyer porositë nga web-i, dhe vendin e informimit për dyqan – me zërin e Alexa-s.

Muajin e kaluar Amazon-i pati fitimin më të madh tremujorësh përmes shitjeve online, gjatë pandemisë së koronavirusit. Por, pati një rënie të fitimit 13%, në dyqanet fizike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy