Informata të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebookut janë bërë të qasshme për hakerët, është bërë e ditur.

Të dhënat e ekspozuara tashmë përfshijnë informatat personale të më shumë se 533 milionë përdoruesve të Facebookut nga 106 shtete të ndryshme, shkruan The Independent, transmeton Koha.net. Në mesin e të dhënave janë numrat e telefonit, ID-të e Facebookut, emrat e plotë, lokacionet dhe në disa raste edhe adresat elektronike të përdoruesve.

Ekspozimi i informatave personale të përdoruesve të rrjetit social është bërë i ditur nga një përdorues anonim ndërkohë që më vonë u zbulua edhe nga kompania e inteligjencës së krimeve kibernetike “Hudson Rock”.

Facebooku ka deklaruar se të dhënat janë të vjetra më shumë se dy vjet dhe se ato kanë rrjedhur nga një problem i cili është rregulluar në vitin 2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo, Alon Gal, shef i zyrës teknologjike në “Hudson Rock” ka thënë se të dhënat u mundësojnë hakerëve që të krijojnë “përparësi” në raport me rrjetin social.

“Një bazë e tillë e të dhënave aq e madhe, e cila përmban informata si numra të telefonit të shumë përdoruesve të Facebookut, do tu mundësonte “aktorëve të këqij” të përfitonin nga të dhënat për të kryer sulme kibernetike”, ka thënë Gal.

Ai ka shtuar se Facebooku duhet t’i identifikojë përdoruesit e prekur nga ky ekspozim në mënyrë që ata të jenë vigjilentë për ndonjë mashtrim të mundshëm.

Kjo nuk është hera e parë që siguria e të dhënave të përdoruesve të Facebookut vihet në pikëpyetje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";