Disa grupe hakerash që dyshohet se mbështeten nga regjimi në Korenë e Veriut janë përpjekur të hyjnë në sistemin e brendshëm të kompanisë farmaceutike britanike AstraZeneca.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters hakerat kishin si synim të hynin në kompjuterët e kërkuesve të AstraZeneca për të marrë prej atyre të dhëna të vlefshme në lidhje me vaksinën e koronavirusit, disa ditë pasi kjo kompani dha lajme të mira për efektshmërinë e prototipit të saj.

Burimet për Reuters bënë me dije se mjetet dhe teknikat e përdorura në këtë sulm kompjuterik ishin të ngjashme më ato të evidentuara dhe në raste të tjera më herët që ekspertë thonë se vijnë nga Koreja e Veriut.

Sulmet kibernetike kundër trupave shëndetësore apo shkencëtarëve të vaksinave janë rritur gjatë pandemisë, në një përpjekje të grupeve të mbështetura nga shtetet të ndryshme për të arritur tek informacionet e rëndësishme me qëllim përfitimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";