Është vjedhja më e madhe e të dhënave publike të profileve të Linkedin. Platforma e njohur ka pohuar se hacker ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin informacionet bazë të pothuajse çdo profili të tyre, rreth 500 milionë në 600 milionë anëtarët total.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për fjalëkalimin, ose chatet personale, por për ato të dhëna bazë si emri, numri i telefonit, emaili si dhe detaje të CV-së.

Të dhëna pak a shumë publike dhe që nuk rrezikojnë profilin, por që të shitura siç po ndodh në tregun e zi të webit, atë që ekspertët quajnë “dark web”, mund të përdoret teorikisht jo vetëm për arsyeje komerciale, por edhe për arsyeje kriminale.

Metoda e vjedhjes ka qenë me një modalitet i quajtur teknikisht “scrapping”, pra një tërheqje e të dhënave përmes një programi specifik. Paketa e të dhënave shitet tashmë në forumet e hackerave me një çmim rreth 1800 dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët dhe vetë Linkedin thotë se ndërrimi i fjalëkalimit mund të mos jetë e nevojshme, por këshillojnë të bëhet kujdes kur vërehet rritja e kërkesave nga profile që në fakt nuk njihen aspak.