Nju Jork, 1 tetor – Kompania teknologjike “Google” njoftoi sot në internet prezantimin e dy modeleve të reja të celularëve të saj inteligjentë “Pixel”, që do të jenë në përputhje me teknologjinë 5G, duke shpresuar të rrisë asetet e saj të tregut në një sektor ku luan një rol të vogël.

“5G është teknologjia më e fundit e telefonisë celulare, që sjell shkarkime të shpejta dhe shpejtësi transmetimi te përdoruesit në të gjithë botën”, shkroi në një postim në blog, Brian Rakowski, kreu i Menaxhimit të Produktit në Google.

“Pixel 4a 5G”, një variant i përmirësuar i “Pixel 4a” i lëshuar në fillim të këtij viti, do të shitet duke filluar nga 499 dollarë më 15 tetor, në nëntë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Francën.

“Pixel 5”, më i fuqishëm dhe elastik, do të dalë në treg në të njëjtën datë dhe në të njëjtat vende, duke filluar nga 699 dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke njoftuar për celularët inteligjentë të pajtueshëm me 5G, në shtator, “Google” është përpara konkurrentes së saj “Apple”, e cila nuk e ka zbuluar ende “iPhone”-in e saj 5G/AFP.