Google pritet të lejojë përdoruesit e “Google Meet” të zgjasin bisedat e tyre më shumë se 60 minuta. Kjo politikë pritej të përfundonte pas 30 shtatorit, por përdoruesit që e përdorin aplikacionin falas mund t’i mbajnë thirrjet e gjata deri në mars 2021.

“Teksa po i afrohemi sezonit të festave me më pak udhëtime dhe me data më të rëndësishme, ne duam t’u ndihmojmë të mbështeteni në ‘Meet’ për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin, ka thënë menaxheri i “Google Meet”, Samir Pradhan, në një postim në blog. “Si zotim, sot po i vazhdojmë thirrjet tona falas palimit në versionin falas deri më 31 mars, 2021”.

Zgjatja e shërbimit pritet të jetë e mirëseardhur për ata që shfrytëzuan platformën gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

“Google Meet” rivalizoi direkt shërbimet tjera të video-konferencave si “Zoomi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";