Google Maps planifikon aplikacionin për zgjedhjen e rrugëve më eko për vozitësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Google Maps do të fillojë t’i drejtojë vozitësit e automjeteve drejtë rrugëve që janë më ekonomike.

Motori i kërkimit tha se do të nxjerrë në pah rrugët që gjenerojnë gjurmë më të ulëta të karbonit duke përdorur kryesisht të dhënat e trafikut dhe pjerrësitë e rrugëve.

Google tha se kjo do të nis fillimisht në SHBA për të vazhduar pastaj “me një zgjerim global gjatë rrugës”.

Karakteristika e re është pjesë e angazhimit të saj për të luftuar ndryshimin e klimës, shkruan BBC.

Advertisement

Kur kjo të nis, rruga e paracaktuar në aplikacionin Google Maps do të jetë opsioni “Eko-miqësor” përveç nëse përdoruesit zgjedhin të heqin dorë nga përdorimi i tij.

“Ajo që po shohim është për rreth gjysmën e rrugëve, ne jemi në gjendje të gjejmë një mundësi më eko-miqësore me një shkëmbim me kosto minimale ose pa kohë,” tha Russell Dicker, një drejtor i produktit në Google.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy