Google kërcënon Australinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjiganti teknologjik, Google, ka kërcënuar se do ta largojë motorin e kërkimit nga Australia nëse qeveria vazhdon me planet që t’i detyrojë gjigantët teknologjikë të paguajnë për përmbajtjet e lajmeve.

Australia synon të bëhet vendi i parë në botë që detyron Googlen, Facebookun dhe kompani të tjera të mëdha të paguajnë për përmbajtjet mediatike. Megjithatë, plani po refuzohet ashpër nga gjigantët.

Drejtoresha e Googlet për Australi dhe Zelandë të Re, Mel Silva, ka thënë se një projektligj i propozuar nga Qeveria e Scott Morrisonin për këtë çështje është i pazbatueshëm.

Në një deklaratë para Senatit të premten, Silva ka thënë se “nëse versioni aktual i projektligjit bëhet ligj, nuk na jepet rrugë tjetër pos që ta heqim nga dispozicioni Googlen në Australi”.

Advertisement

Kryeministri australian, Morrison, nuk ka “pranuar t’i komentojë kërcënimet”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy