Google dhe një grup i botuesve francezë kanë arritur marrëveshje në lidhje me të drejtat autoriale.

Sipas kësaj marrëveshje, gjiganti amerikan i teknologjisë Google do të paguajë botuesit francezë për përmbajtjen online të tyre, njofton Reuters.

Deri më tani Google kishte nënshkruar vetëm marrëveshje individuale me pak publikues duke përfshirë këtu të përditshmet nacionale franceze “Le Monde” dhe “Le Figaro”.

Marrëveshja e nënshkruar përfshinë kriteret si volumi ditor i publikimeve, trafiku mujor në internet dhe “kontributin në informacionin politik dhe të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e përbashkët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo marrëveshje vjen disa muaj pas bisedave që janë zhvilluar mes Google, publikuesve francezë dhe agjencive të lajmeve franceze se si të aplikohen rregullat e riorganizuara të Bashkimit Evropian në lidhje me të drejtën autoriale, të cilat lejojnë botuesit të kërkojnë një tarifë nga platformat online që tregojnë ekstrakte të lajmeve të tyre.