Gjysmë miliardë informacione të përdoruesve të Facebookut janë postuar në faqet e ilegale të internetit, thonë ekspertët e kibernetikës. Në të dhënat e tyre përfshihen numrat personal, emrat, vendndodhjet, adresat e postës elektronike, të cilat janë postuar në faqe interneti që përdoren nga hakerët.
Ka të dhëna që për më shumë se 32 milionë llogari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 11 milionë në Angli dhe 6 milionë të dhëna në Indi, janë shpërndarë në këto faqe.
“Këto janë të dhëna të vjetra për të cilat ishte raportuar më parë në 2019. Ne e gjetëm dhe rregulluam këtë çështje në gusht 2019,” ka thënë zëdhënësi i Facebook Andy Stone për CNN, pas këtij publikimi.
Ekspertët kibernetikë thonë se edhe pse këto të dhëna janë nga viti 2019, ato ende mund të jenë të vlefshme për hakerët.