Një gjykatë në Rusi ka gjobitur të premten platformën Twitter me 42.011 dollarë për shkak të dështimit për të fshirë atë që autoritetet ruse e kanë cilësuar përmbajtje të ndaluar.
Moska ka bërë të ditur muajin e kaluar se ka ngadalësuar shpejtësinë e twitterit në Rusi ndërkohë që më 16 mars kishte kërcënuar me ndalim të këtij rrjeti social për shkak të përmbajtjeve, duke filluar nga pornografia me fëmijë e deri tek abuzimet me droga.
Twitteri nuk ka reaguar ende lidhur me vendimin e gjykatës ruse.
Platforma kishte deklaruar më parë se ishte e shqetësuar lidhur me ndikimin e Rusisë në fjalën e lirë dhe kishte mohuar se kishte lejuar promovimin e sjelljeve ilegale ashtu si është akuzuar nga autoritetet ruse.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";