
Gjiganti i teknologjisë dhe i shpërndarjes Amazon ka botuar të dhënat e përhapjes së pandemisë në ndërmarrjet e grupit, që përfshin dhe rrjetin e supermarketeve Whole Foods Market.
Sipas të dhënave, nga 1 marsi i këtij viti dhe deri më tani, janë afërsisht 20 mijë punonjësit e tyre që janë diagnostikuar pozitivë ndaj COVID-19. Një shifër mbresëlënëse, por që për vetë drejtuesit e kompanisë e drejtuar nga Jeff Bezos nuk është lajm aq i jashtëzakonshëm, veçanërisht duke marrë parasysh totalin e punonjësve të kolosit amerikan.
Bëhet fjalë për 1 milion e 300 mijë punonjës, diçka që kthejnë statistikat e pandemisë brenda kompanisë në diçka pothuajse normale, sigurisht poshtë mesatares amerikane. Dhe në fakt, po të merrej ajo mesatare, të infektuarit në Amazon duhet të ishin rreth 34 mijë.