Facebooku, Twitteri dhe Google po punojnë me një grup qeverish, përfshirë Britaninë dhe Kanadanë, për të luftuar dezinformimin dhe teoritë konspirative rreth vaksinimit për COVID-19.

E formuar nga organizata britanike për kontrollin e fakteve “Full Fact”, grupi i ri punues synon të vë standarde në platforma për trajtimin e dezinformatave.

“Informacionet e këqija shkatërrojnë jetë dhe të gjithë kemi përgjegjësi për ta luftuar atë kur e shohim”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Full Fact, Will Moy.

Dezinformatat për vaksina kanë qenë sfidë për rrjetet sociale edhe para paraqitjes së asaj për COVID-19, e cila e bëri këtë çështje më urgjente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe Youtube ka filluar të ndërmarrë aksione serioze ndaj dezinformatave për vaksina, shkruan The Guardian.