Game Boy pa bateri është shpikja më e re e mundësuar nga energjia diellore, e ngjashme me lojërat portative të viteve ’90 dhe ju lejon të luani tetris, shah e tjerë.
Rezultati do të paraqitet në konferencën ”UbiComp 2020” nga studiuesit amerikanë nga Universiteti i Northwesternit së bashku me kolegët holandezë nga Universiteti i Teknologjisë ”Delft”.
”Kjo është pajisja e parë interaktive pa bateri që përdor energjinë nga veprimet e përdoruesve”, shpjegon Josiah Hester nga Universiteti i Northwesternit.
”Loja do të bëhet realitet dhe ne kemi bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim duke eliminuar baterinë”, shton Przemyslaw Pawelczak i ”Delft”-it.
“Me platformën tonë ne duam të demonstrojmë se është i mundur një sistem i qëndrueshëm lojërash që i bën përdoruesit ta shijojnë atë”, shtoi ai/ANSA.