Shefi i Twitter, Elon Musk, ka zbuluar se do të ndryshojë logon ikonike të këtij rrjeti social, duke eliminuar zogun blu.

Kreu i Tesla dhe SpaceX, i cili bleu Twitter-in tetorin e vitit të kaluar, postoi në këtë rrjet social të dielën në mëngjes se logoja aktuale do të zëvendësohet me një “X” të thjeshtë, sapo të gjejë dizajnin e duhur të kësaj shkronje.

“Së shpejti do t’i japim lamtumirën brendit twitter dhe pak e nga pak të gjithë zogjve. Nëse një logo X e mirë postohet sot, që nesër mund ta ndryshojmë”, shkruan Musk.

Logoja aktuale e Twitter-it, e njohur si Zogu Larry, ka qenë emblema e këtij rrjeti social që kur është krijuar në vitin 2006, me dizajnin aktual që është në përdorim nga viti 2012.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";