FOTOT: Qentë (robotë) të luftës bëhen pjesë e ushtrisë amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dukej si një skenë nga një film fantastiko-shkencor. Nga një avion dalin, përveç ushtarëve, edhe miqtë e tyre me katër këmbë. Nuk janë qen, por robotë, ose mjetet e luftës së të ardhmes.

Miqtë “e rinj” më të mirë të njeriut, krijuar nga kompania amerikane “Ghost Robotics”, morën pjesë në një stërvitje të ushtrisë javën e kaluar, për të parë kapacitetet e tyre dhe mënyrën sesi mund të përshtaten në betejë.

Qentë robotë janë vetëm një pjesë e asaj që ushtria amerikane quan Sistem i Avancuar i Menaxhimit të Betejës, ku inteligjenca artificiale përdoret për të analizuar dhe pikasur kërcënimet që i kanosen ushtrisë amerikane.

Sipas Will Roper, ndihmës sekretar i Forcave Ajrore, ushtarët e të ardhmes do të kenë shumë më tepër të dhëna për të analizuar dhe do t’u duhet ndihmë për ta bërë këtë në sa më pak kohë që të jetë e mundur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy