Mercedes-Benz ka prezantuar modelin e ri EQT, i cili pritet të jetë krejtësisht elektrik. “Do t’u pëlqejë klientëve tanë, pasi ka hapësirë dhe do të jetë elektrik”, shprehet Marcus BreitschWerdt, drejtuesi i Mercedes-Benz Vans.
Ky model pritet të konkurrojë Volkswagen Caddy , Citroen Berlingo dhe Vauxhall Combo. EQT është zhvilluar së bashku me Renault, do të jetë një model simotër i Kangoo E-Tech Electric.
EQT do të jetë me një gjatësi 4945 mm, gjerësi 1863 mm dhe gjatësi 1826 mm. Ky model është 92 mm me i gjatë se Volkswagen Caddy Maxi.
Advertisement