FOTOT/ “Me tollumbace në hënë”: Ky është zbulimi i fundit që ka për qëllim turizmin hapësinor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë kompani po zhvillojnë raketa për të dërguar turistë në hapësirë, por teknologjia më e fundit është një “tollumbace masive”.

Kompania spanjolle Zero 2 Infinity planifikon ta arrijë këtë duke përdorur një tollumbace heliumi me përmasa 420 metra në diametër.

Udhëtimi do të zgjasë për gjashtë orë, mes së cilave një orë në hapësirë dhe një orë për t’u kthyer në Tokë.

Pasagjerët do t’u duhet të kryejnë një trajnim sigurie për dy ditë. Përdorimi i saj ul në mënyrë dramatike kostot, duke lejuar që udhëtimet të kushtojnë vetëm 132.000 dollarë.

Advertisement

Zero 2 Infinity nuk është e vetmja kompani që kërkon të përdorë balona si helikë në hapësirë. Kompania e Elon Musk, SpaceX si dhe Blue Origin kanë për qëllim turizmin hapësinor.

SpaceX tashmë ka regjistruar tre civilë për një udhëtim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Blue Origin po planifikon gjithashtu udhëtime por kushtojnë rreth 200.000 dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy