Bugatti ka zbuluar sot supermakinën e saj të radhës: Chiron Super Sport.
Bëhet fjalë për një mjet të bazuar në makinën “standard” Chiron, që kushton rreth 3 milionë euro, por me një performancë më të lartë, aerodinamikë të përmirësuar dhe me disa detaje që i bëjnë jehonë modeleve të vjetra të markës franceze.
Sipas Bugatti, kjo makinë e re është makina më e fuqishme e rrugës me naftë.
Bugatti Chiron Super Sport do të kushtojë mbi 3,5 milionë euro.
Advertisement