Pandemia e covid-19, përveçse gjunjëzoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore rreth botës, i dha goditje fatale një bizneseve e industrive të ndryshme.

E megjithatë jo të gjithë mund të ankohen..  Zhvendosja e shpejtë drejt digjitalizimit për shkak të koronavirusit krijoi kushtet perfekte për gjigandët e teknologjisë të cilat raportuan arkëtime rekord. Madje edhe tani, ndërsa pandemia është zbutuar, kompani si Apple apo Microsoft vijojnë te gjenerojnë shuma marramendëse.

Apple tha se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit, falë shitjeve të mëdha të serisë iPhone 12. Siç thuhet, ky ishte viti më i artë fiskal në 45 vite.

Sakaq, Microsoft fitoi 16.5 miliardë dollarë- që do të thotë 47% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar- për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania simotër e Google, Alphabet, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur vlera rekord prej 18.5 miliardë dollarësh.

Analistët thonë se kompanitë teknologjike kanë qenë fituesit më të mëdhenj të pandemisë, ndërsa lockdown-et globale detyruan bizneset dhe individët të përdorin më shumë shërbimet e tyre.