Me avancimin e teknologjisë, bota është bërë gjithnjë e më shumë ë pasigurt. E thënë ndryshe, informacionet që po prodhohen në internet duhen parë gjithnjë e me më shumë skepticizëm, nëse janë reale apo jo.

Foto më lart ka fituar javën e kaluar një prej çmimeve më prestigjioze, “Sony World Photography”, por artisti ka refuzuar që ta pranojë. Arsyeja? Sepse kjo foto nuk është origjinale, por është krijim i inteligjencës artificiale.

Fotografia e krijuar nga inteligjenca artificiale fitoi çmimin e parë.

Artisti gjerman Boris Eldagsen tregoi se përdori këtë imazh për të testuar konkurrencën si dhe për të ndezur një diskutim për të ardhmen e fotografisë. Me anë të një reagimi, Eldagsen falënderoi jurinë që përzgjodhën imazhin e tij, duke e cilësuar si një moment historik, teksa shtroi pyetjen “nëse ndonjë nga anëtarët e ka kuptuar që është produkt i inteligjencës artificiale”. “Imazhet e AI (Artificial intelligence) dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky”, shtoi ai. “Ata janë entitete të ndryshme. AI nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin”, tha ai.

Boris Eldagsen

Organizatorët e eventit thanë se e njohin “rëndësinë e kësaj teme dhe ndikimin e saj në krijimin e imazhit sot”, por theksuan se çmimet “gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë një platformë për të përkrahur përsosmërinë dhe aftësinë e fotografëve dhe artistëve që punojnë në terren”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo nuk është hera e parë që një produkt i inteligjencës artificiale të fitojë një çmim në një konkurs fotografie. Hera e fundit ndodhi në SHBA shtatorin e kaluar dhe kjo ka rindezur një debat shumë të fortë. Shumë artistë dhe fotografë akuzojnë sistemet e inteligjencën artificiale për shfrytëzim të padrejtë të veprave të qindra mijëra krijuesve njerëzorë, madje kanë nisur veprime ligjore. Mirëpo, të tjerë thjesht e konsiderojnë inteligjencën artificiale si një mjet të ri, një kategori të re arti ndoshta, por jo më pak të vlefshme.