Ofruesi finlandez i rrjetit të telekomunikacionit Nokia të enjten ka raportuar një përfitim më të vogël se që ka pritur në çerekun e fundit të vitit të kaluar, ndërsa ka njoftuar se është përballur me disa sfida në garë për rrjetin 5G, veçanërisht në tregun në Amerikën e Veriut.

Kompania me seli në Espoo të Finlandës, ka parë fitimet neto për periudhën tetor-dhjetor të bien për 1 për qind për në 811 milionë euro. Shitjet kanë rënë për 5 për qind, në 6.6 miliardë euro.

Shefi ekzekutiv Pekka Lundmark, që ka marrë rolin në gusht, e ka përshkruar çerekun e katërt të vitit të kaluar si solid, por ka paralajmëruar se viti aktual nuk do të jetë i lehtë për Nokian.

“Ne presim që viti 2021 të jetë sfidues, një vit tranzicionin”, ka thënë Lundmark.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lundmark ka thënë se Nokia synon të bëhet liderë në rrjetin 5G, në luftën e ashpër globale me rivalët kryesor Huawein e Kinës dhe Ericssonin e Suedisë.