Ferrari ka prodhuar makina fantastike gjatë historisë së tij, por makina më e re është një perlë e vërtetë.
Janë dashur dy vite për krijimin e Ferrari Omologata, që është e bazuar te Ferrari 812 Superfast. Me një shasi të frymëzuar nga makinat e garave GT, Ferrari i ri është dizenjuar për rrugë dhe për pista.
Ferrari Omologata ka një motor V12. Sa i përket çmimit, marka italiane nuk ka dhënë asnjë informacion, por ka mundësi që të kushtojë më shumë sesa 812 Superfast, që sot blihet rreth 350 000 euro.
Advertisement