Me lansimin e sistemit të ri operativ, iOS14, Apple ka nisur më në fund t’ua plotësojë dëshirën disa zhvilluesve të aplikacioneve duke ua ofruar opsionin që të ndryshojnë aplikacionin e paracaktuar për shfletim në internet e e-mails. Por shumë kategori të tjera mbetën të paracaktuara në aplikacionet e gjigantit amerikan.

Kjo s’po i pëlqen gjigantit Facebook. Sipas “The Information”, rrjeti social është duke kërkuar fuqishëm që prodhuesi i iPhonet t’ua mundësojë përdoruesve të zgjedhin aplikacionin e tyre bazë për mesazhe.

“Ne mendojmë se njerëzit duhet të kenë në dispozicion mundësinë e përzgjedhjes së aplikacionit bazë në telefonat e tyre”, ka thënë Stan Chudnovsky, shefi i aplikacionit “Messenger” në Facebook. “Në përgjithësi, gjithçka po ecën në këtë drejtim”.

Sipas tij, Facebooku ka kërkuar qe sa vjet nga Apple të bëjë të mundshme për aplikacionet e palës së tretë që të jenë aplikacione bazë për përdoruesit. Përgjigja gjithmonë ka qenë jo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";