Facebook ka hequr faqet e bendit heavy metal SoldierSS of Evil, Whitelaw dhe Frangar për shkak shkeljes së politikave kundër nxitjes së urrejtjes të kësaj kjo kompanie.

Ndalimi i këtyre faqeve erdh pas një hulumtimi të Al Jazeeras ku u identifikuan 120 faqe të internetit, më një total prej 800,000 përkrahësve, që shumica ishin bende apo kompani në lidhje direkte me ideologjinë e supremacisë së bardhë, shkruan The Next Web.

Sipas Al Jazeeras, shumica e këtyre faqeve kanë qenë online me vite, dhe në mënyrë aktive kanë postuar ideologji dhe kanë reklamuar produktet e tyre, ku shpesh janë përdorur simbole të supremacistëve të bardhë. Njëri nga bendet që ende e ka faqen në Facebook është bendi M8l8th, që bëjnë muzike black metal nga Ukraina dhe emri i të cilëve do të thotë “Çekani i Hilterit”

Themeluesi i bendit ka lidhje me lëvizjet e së djathtës ekstreme dhe bendi përdorë propagandën naziste në këngët e tyre, si për shembull pjesë të fjalimeve të Joseph Goebbels dhe himnin origjinal të partisë Naziste, Horst Wessel-Lied, transmeton KOHA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Yarno Ritzen, gazetari i cili udhëhoqi hetimin e Al Jazeeras, tha për revistën The Next Web se Facebook ndaloi vetëm pesë faqe, por janë së paku edhe 120 tjera.