Gjiganti teknologjik, Facebook, është paditur sërish nën dyshimet për spiunim të përdoruesve të rrjetit social Instagram, këtë herë me përdorim të kamerave të telefonave mobilë të tyre.

Akuzat kishin nisur në qershor me aplikacionin e fotografive që thuhej se kishte qasje në kamerat e iPhonëve edhe kur ata s’ishin duke u përdorur.

Facebooku kishte mohuar raportimet dhe kishte thënë se është një defekt, të cilin kishte shtuar se po e përmirëson.

Megjithatë, në një padi të bërë të enjten në San Francisco, përdorues të rrjetit social kanë shprehur pretendimet se “përdorimi i kamerave të tyre bëhet me qëllim të grumbullimit të të dhënave të vlefshme të përdoruesve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke marrë të dhëna intime dhe tejet private të përdoruesve, përfshirë edhe privatësinë në shtëpitë e tyre, Instagrami dhe Facebooku janë në gjendje të grumbullojnë hulumtime të brendshme dhe të vlefshme të tregut”, sipas ankesës.

Facebooku nuk ka komentuar rastin.

Në padinë e muajit të shkuar, Facebooku akuzohej se me teknologjinë për njohje të fytyrës ka ndërhyrë në të dhënat e më shumë se 100 milionë përdoruesve të Instagramit. Gjiganti kishte mohuar akuzat duke thënë se Instagrami nuk e përdor këtë teknologji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";