Facebook-u fshin një rrjet të llogarive me bazë në Kinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania Facebook njoftoi më 22 shtator se ka fshirë një rrjet të llogarive të rreme me bazë në Kinë që ishin krijuar për të ndërhyrë në politikën e SHBA-së dhe Azisë.

Kjo është masa e parë ndaj llogarive me bazë në Kinë, të cilat ishin të angazhuara për ndërhyrjen në politikën amerikane. Llogaritë kishin përmbajte pro dhe kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump dhe zyrtarët e lartë të inteligjencës së SHBA-së kanë thënë se Kina po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane në favor të kandidatit demokrat, Joe Biden.

Demokratët në Kongres kanë thënë se Rusia është më agresive se Kina në përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet përmes mediave sociale.

Advertisement

Njoftimi i Facebook-ut tha se rrjeti kishte 155 llogari në platformën kryesore të Facebook-ut dhe gjashtë llogari në Instagram.

Poseduesit e llogarive u përpoqën të fshehnin identitetin e tyre, por një hetim përcaktoi se ata ishin në provincën Fujian të Kinës, tha Facebook.

Facebook nuk e lidhi rrjetin direkt me qeverinë kineze. Aktiviteti i përqendruar në SHBA ishte më ulët, tha Facebook. Fokusi kryesor ishte Azia Juglindore, përfshirë Filipinet.

Shefi i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook, Nathaniel Gleicher tha se vëllimi i ulët i përmbajtjes e bëri të vështirë vlerësimin e qëllimit të aktivitetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy