Edhe pse pas kaq shumë vitesh duket e vështirë për t’u besuar, gjiganti Facebook ka njoftuar se emrin e tij i ri do të jetë Meta.
Ndryshimi do të bëhet vetëm për kompaninë mëmë, pasi platformat individuale si Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk do të riemërtohen.
Arsyeja e ndryshimit sipas deklaratave të vetë kompanisë, lidhet me qasjen e re, për të zgjeruar shtrirjen e saj përtej mediave sociale në fusha të tjera më të zhvilluara si realiteti virtual.
Kjo lëvizje në rrjet është konsideruar edhe si një lëvizje e zgjuar, pasi Facebook mban mbi supe një sërë akuzash lidhur me problem të rënda si privatësia apo vjedhja e të dhënave.
Advertisement