Kompania Meta, pronarja e rrjeteve sociale Facebook e Instagram do të aplikojë një pagesë mujore për të verifikuar llogaritë, një lëvizje që më parë u bë nga Elon Musk në Tëitter.

Lajmi u dha nga vetë themeluesi i shoqërisë, Mark Zuckerberg, i cili shtoi se për një pagesë 12 dollarë në muaj, abonenti mund të verifikojë llogarinë e tij dhe të ketë një tiker blu.

Risia që përfitojnë këtë njerëz që abonohen është se do të kenë një mbrojtje shtesë kundër vjedhjes së identitetit dhe asistencë më të shpejt.

Më tej, Zuckerberg shtoi se ky shërbim do të jetë i aplikueshëm vetëm për personat mbi 18 vjeç dhe se ai do të nisë që këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";