Gjigandi i mediave sociale, “Facebook” ndihmoi FBI-në, për të kapur një person nga Kalifornia, i cili ngacmonte vazhdimisht vajzat në këtë rrjet social.

Facebook bën të ditur se e ka gjurmuar Buster Hernandez, për vite me rradhë. Ai duke përdorur sistemin e sigurt të operimit Tails, ishte në gjendje të fshehte adresën e tij të vërtetë IP-së dhe vazhdoi të kontaktojë dhe ngacmojë dhjetëra vajza në Facebook.

Ekipi i sigurisë i Facebook vendosi të punojë me një firmë, për të krijuar një mjet hakimi, që mund të zbulonte adresën e vërtetë të IP-së së këtij personi.

FBI përdori këtë mjet për të dërguar një video tek llogaria e Hernandez, përmes së cilës ata arritën të mblidhnin prova që çuan në arrestimin dhe dënimin e tij. Hernandez u shpall fajtor për 41 akuza, duke përfshirë zhvillimin e videove pornografike për fëmijët, kërcënimet për rrëmbime dhe vrasje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Facebook konfirmoi se ka punuar me ekspertë të sigurisë për të ndihmuar FBI-në.

Një zëdhënës i Facebook u shpreh: Ky ishte një rast unik sepse ai po përdorte metoda të tilla të sofistikuara, për të fshehur identitetin e tij. Ne morëm hapa të jashtëzakonshëm të punës me ekspertë të sigurisë, për të ndihmuar FBI-në ta sjellë atë para drejtësisë.

Bëhet e ditur se kjo është e vetmja herë që kompania ka ndihmuar duke marrë hapa të tilla, për kapjen e një personi të rrezikshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";