Facebook kërcënoi se do t’i ndalojë përdoruesit të shpërndajnë lajme në Australi, ku autoritetet janë duke përgatitur një ligj të ri, që do ta detyrojë rrjetin social t’i paguajë botuesit për artikujt e tyre.

Rregullatorët duan që gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google, të paguajnë për përmbajtjen e ripostuar nga mediat.

Muajin e kaluar, Google i paralajmëroi përdoruesit se, për pasojë, shërbimet e tij të kërkimit mund të jenë “shumë më të këqija”.

Paralajmërimi i fundit i Facebook-ut për të bllokuar shpërndarjen e lajmeve i përshkallëzoi tensionet midis firmave të teknologjisë dhe rregullatorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rrjeti i mediave sociale tha se nëse legjislacioni i propozuar bëhet ligj, ai do t’i ndalojë australianët të shpërndajnë lajme në Facebook dhe në degën e tij, Instagram.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve tha se i ka hartuar rregullat për të “barazuar fushën e lojës” midis gjigantëve të teknologjisë dhe botuesve, që, sipas tij, janë duke luftuar, për shkak të humbjes së të ardhurave nga reklamat.

“Kodi, thjesht, synon të sjellë drejtësi dhe transparencë në marrëdhëniet e Facebook-ut dhe Google-it me bizneset australiane të mediave të lajmeve”, tha kryetari i Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve, Rod Sims.

Por, në një blog online, drejtori menaxhues i Facebook-ut për Australinë dhe Zelandën e Re, Will Easton, tha se projektligji “e keqkupton dinamikën e internetit dhe do t’i dëmtojë organizatat e lajmeve që qeveria po përpiqet t’i mbrojë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, kjo do ta detyronte Facebook-un të paguante për përmbajtjen që botuesit e vendosin vullnetarisht në platformë, për të gjeneruar trafik në faqet e tyre të lajmeve/REL.