Facebook dhe Instragrami ndalojnë publikimin e lajmeve në Kanada

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania e rrjeteve sociale Meta ka njoftuar se në ditët në vijim do të fillojë të kufizojë publikimin e lajmeve në platformat e saj për konsumatorët kanadezë pasi parlamenti miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm.

Projektligji detyron platformat e mëdha të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre.

Në vitin 2021, përdoruesit australianë u ndaluan të shkëmbenin dhe shikonin lajme në Facebook në përgjigje të një ligji të ngjashëm.

Akti i Lajmeve Online i Kanadasë, i cili u miratua nga senati, parashtron rregulla që u kërkojnë platformave si Meta dhe Google të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë agjencitë e lajmeve për përmbajtjen e tyre.

Advertisement

Meta e ka quajtur ligjin legjislacion me të meta që injoron realitetin se si funksionojnë platformat e saj.

Të enjten, kompania tha se disponueshmëria e lajmeve do të përfundojë në Facebook dhe Instagram për të gjithë përdoruesit në Kanada, përpara se ligji të hyjë në fuqi. Meta siguroi se ndryshimet nuk do të kenë ndikim në shërbimet e tjera për përdoruesit kanadezë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy