Epoka e dyqanit në celular

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Epoka e dyqanit në celular

Çdo ditë e më shumë, kryefjala e shërbimeve po bëhet dixhitalizimi. Duket si një refren i përsëritur, por ja që kjo është tendenca mbarëbotërore, është nevoja e përditshme e njerëzimit për të pasur gjithmonë e më shumë interaktivitet e lehtësi në marrjen e shërbimeve, vetëm me një klik. Një klik që ofron po aq edhe siguri për shëndetin, që në këtë kohë pandemie është bërë më shumë se kurdo, domosdoshmëri. Ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë të theksojnë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga infektimi, është distanca sociale dhe minimizimi në maksimum i kontakteve. Duket e vështirë pasi e përditshmja jonë përfshin punën, pazaret në supermarket apo edhe të paguajmë faturat. Por nuk është e pamundur.

Shumë biznese rendën të dixhitalizojnë shumicën e aktiviteteve të tyre, çka e ka zgjeruar edhe më shumë konceptin e “të jetuarit online” në çdo blerje, ku çdo pagesë faturash apo proces pune zhvillohet nëpërmjet kanaleve dixhitale.

Në këtë rendje të shpejtë drejt dixhitalizimit është edhe Shqipëria. Një prej kompanive që ka investuar prej kohësh në këtë drejtim është Vodafone Albania, që nëpërmjet platformave online si aplikacioni My Vodafone dhe Juth app ofron çdo shërbim, blerje paketash apo aksesorësh, pagesa faturash dhe përfitime ofertash preferenciale direkt në celular, kudo që të ndodheni, pa pasur nevojën për të shkuar në dyqan. Klientët Vodafone e kanë dyqanin në celular dhe mund të marrin çdo nevojë për komunikim virtualisht, duke shmangur kështu kontaktet fizike e duke mos u ekspozuar ndaj virusit.

My Vodafone app sjell çdo herë e më shumë oferta dhe çmime preferenciale për çdo blerje pakete, shërbimi apo produkti. Aty mund të rimbushësh numrin tënd ose të dikujt tjetër, të kontrollosh dhe paguash faturën tënde me kontratë apo NEXT, etj. Dhe shpërblimi nuk është vetëm siguria e shtuar dhe mbrojtja e shëndetit, por Vodafone shpërblen klientët “high tech” edhe me GB, aq të dashura e të çmuara për të gjithë. Pas rimbushjes së parë të telefonit nëpërmjet “My Vodafone”, abonentët fitojnë 20 GB dhuratë dhe për çdo rimbushje në vazhdim, nga 3 GB bonus.

Advertisement

Dhe jo vetëm kaq. “My Vodafone” iu vjen veçanërisht në ndihmë të moshuarve, të cilët janë një shtresë më e rrezikuar nga pandemia, pasi rimbushjet e tyre mund të bëhen përmes aplikacionit edhe nga palë të treta, nga fëmijët e tyre, për shembull.

Vodafone ka investuar që herët në krijimin e kanaleve dixhitale, por vitin e fundit kjo strategji mori një vlerë të shtuar, pasi është një përgjigje shumë e mirë edhe ndaj pandemisë që ka pushtuar botën. Vodafone punon vazhdimisht për përmirësimin dhe zgjerimin e portofolit të shërbimeve online, sepse e ardhmja është, pa asnjë diskutim, dixhitale dhe klientët Vodafone janë të parët që përfitojnë nga çdo risi e nga çdo lehtësi e zhvillimit teknologjik.

Shkarkoni tani aplikacionin “My Vodafone” në Apple Store apo Google Play dhe hyni në dyqanin virtual nga komoditeti i shtëpisë suaj!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy