Elon Musk ka njoftuar dorëheqjen e tij si administrator i Twitter. Një lëvizje kjo në stilin e Musk, por që duket se kërkon kohë. “Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën”, shkroi ai në Twitter.

Shefi i Tesla-s më pas nënvizoi se sapo të largohet nga detyra do të drejtojë skuadrat për softuerin dhe serverët e platformës sociale.

Në orët e fundit Musk kishte nisur një tjetër provokim, duke hapur një sondazh në të cilin ai pyeti drejtpërdrejt përdoruesit e tij, nëse duhej të jepte dorëheqjen nga roli i shefit të Twitter.

Kështu Musk përmbushi premtimin e tij ndaj ndjekësve për të respektuar rezultatin e sondazhit, në të cilin  57.5% e tyre votuan “po” në favor të dorëheqjes kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye.

Njoftimi vjen pasi mediat amerikane mësuan nga burime brenda Twitter se manjati vizionar po kërkonte në mënyrë aktive një CEO të ri për kompaninë e San Franciskos.

Por kush do të marrë detyrën pas Elon Musk? Miliarderi nuk jep detaje për kohën e dorëheqjes së tij apo edhe për emrin e pasuesit të tij të mundshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Tëitter gjallë,” i vuri në dukje ai një përdoruesi. Sipas disa spekulimeve të raportuara nga Financial Times , një nga kandidatët idealë do të ishte Sheryl Sandberg, ish-shefi operativ i Metës që e shndërroi kompaninë në një gjigant reklamash digjitale. Megjithatë, menaxheri mund të mos dëshirojë të marrë drejtimin e një kompanie tjetër të mbushur me çështje të moderimit të përmbajtjes.

Një tjetër emër është ai i Sarah Friar, CEO i Nextdoor, ish-drejtoreshë financiare e kompanisë së pagesave Block, e krijuar nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey. Megjithatë, nuk përjashtohet rikthimi i këtij të fundit, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen dy herë si shef.