Elon Musk i ka dërguar letër Twitter-it duke i propozuar blerjen e kompanisë për 44 miliardë dollarë, me marrëveshjen që pritet të mbyllet në javët e ardhshme.
Një zëdhënës i kompanisë tha për DailyMail.com se letra zyrtare ka mbërritur tashmë në zyrat e Twitter.
Elon Musk ofroi të blinte Twitter-in në prill, për 44 miliardë $, por në korrik vendosi të tërhiqte ofertën, duke thënë se kompania kishte refuzuar t’i dorëzonte të dhëna të mjaftueshme mbi profilet e rreme që ishin aktive në faqe.
Twitter e paditi për këtë tërheqje dhe të dyja palët do të përballeshin në gjyq në javët e ardhshme, por propozimi i Musk për ta mbyllur marrëveshjen paraprake me sukses duket se do i japë fund kësaj çështjeje.
Advertisement